Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi njëzëri të enjten për të ruajtur qasjen tek ilaçi “mifepristone”, një pilulë që përdoret për t’i dhënë fund shtatzënisë. Ilaçi është përdorur në gati dy të tretat e të gjitha aborteve në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.
Ky është vendimi i parë i Gjykatës së Lartë për abortin që kur anëtarët e saj konservatorë rrëzuan ligjin ‘Roe kundër Wade’ dy vjet më parë, i cili në vitin 1973 e bëri të ligjshëm abortin në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Çështja e abortit tani është kompetencë e shteteve, një pjesë e të cilave kanë vënë kufizime të forta ndaj abortit.
Gjykatësit vendosën që kundërshtarëve të abortit u mungonte e drejta ligjore për të paditur Administratën Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve për vendimin e saj për të miratuar përdorimin e ilaçit mifepristone dhe veprimet e mëvonshme të saj për të lehtësuar qasjen në të.
Gjykatësi Brett Kavanaugh tha në vendimin e shkruar të gjykatës se “gjykatat federale janë institucioni i gabuar për të trajtuar shqetësimet e paditësve në lidhje me vendimet e Administratës Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve”. Kavanaugh ishte pjesë e shumicës, që vendosi për të përmbysur ligjin ‘Roe kundër Wade’.
Kjo padi kërcënonte të kufizonte qasjen tek ilaçi mifepristone në të gjithë vendin, përfshirë në shtetet ku aborti vazhdon të jetë i ligjshëm.
Ligjvënësit demokratë e përshëndetën vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e konsideruar atë një fitore të madhe për të drejtat riprodhuese, por paralajmëruan se sulmet ndaj të drejtës për abort nga homologët e tyre konservatorë nuk kanë përfunduar.
“Ky vendim nuk e ndryshon faktin që miliona gra amerikane jetojnë sot në shtete ku aborti është i ndaluar për shkak të Donald Trumpit”, tha nënpresidentja Harris pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shtetetve të Bashkuara të enjten./voa
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...