Italia fillon Kampionatin Evropian ndaj Shqipërisë të shtunën mbrëma.
Para ndeshjes kësaj ndeshje ka folur mesfushori Bryan Cristante, i cili kombëtaren shqiptare i cilëson të vështirë për t’u përballur, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se ndeshja e parë në këtë grup është shumë me rëndësi duke marr parasysh grupin ku ndodhen.
“Por, e dimë se nëse dhurojmë 100 për qind në fushë dhe jemi të përqendruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv ka shumë rëndësi”, shtoi Cristante.
Mesfushori italian dha një koment edhe për dy kundërshtarët tjerë të Italisë.
“Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha”, vazhdoi mesfushori.
Në fund 29-vjeçari potencoi se Italia do të jetë një ‘arrë e fortë’ edhe për kundërshtarët.
“Por, edhe ne e kemi treguar këtë. Ashtu siç është e vështirë për ne, ashtu do të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët. Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, ka përfundoi 29-vjeçari.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë fillon nga ora 21:00 ditën e shtunë./Arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...