Rama: Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane kundër kërcënimeve hibride në Helsinki

17:29 | 13 Qershor 2024
E.H

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

“Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme