Trofeu i Euro 2024/ Emri, pesha, vlera dhe madhësia

16:47 | 13 Qershor 2024
D.H

Tani është koha për të përjetuar emocionet e Kampionatit Evropian, ku të gjitha 24 ekipet kombëtare do të luftojë për një trofe, që njihet me emrin “Henri Delaunay”.

Më poshtë i gjeni të gjitha se çarë duhet të dini për trofeun e rezervuar për kampionët e rinj Evropës: nga vlera, te pesha, madhësia, emri dhe rregulloret.

Trofeu ka vlerë rreth 30 mijë euro: megjithatë nuk është versioni i parë dhe i vetëm i kupës së lakmuar, prej argjendi me shkëlqim.

Trofeu aktual është 60 cm i lartë dhe peshon 8 kg, një version me përmasa më të mëdha se i pari, i cili nuk përfshinte piedestalin, peshonte 2 kg më pak dhe ishte 42 cm i lartë.

Trofeu i ri u porosit nga UEFA për Euro 2008, edicioni i fituar nga Spanja e Jose Luis Aragones. Lojtari i parë që e ngriti atë drejt qiellit ishte Iker Casillas.

Krijuesi i trofeut ishte Pierre Delaunay, i cili pasoi babanë e tij, Henri, si sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, nga i cili mori emrin.

Kushdo që fiton Kampionatin Evropian, përveç medaljeve të zakonshme të arta, merr në shtëpi edhe trofeun “Henri Delaunay”: megjithatë, është një kopje në shkallë 1:1 e kupës origjinale, e cila mbetet në posedim të UEFA-s dhe përdoret vetëm për ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme