Ndalohen dy persona për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpërlarje të parave

15:31 | 13 Qershor 2024
K.B

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.

Sipas njoftimit për media, për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së.

Prokuroria njofton se lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme