Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Osmani bën të ditur se e ka uruar për marrjen e detyrës, si dhe kanë diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut.
“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Osmani ka udhëtuar sot ( e enjte) për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera./Arbresh.info/
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona