Google ADS

I dënuar me 6 vjet burg, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari shqiptar

14:57 | 13 Qershor 2024
E.K

Një 48 vjeçar, i lindur në Gjirokastër është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar Surja Sinani me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme