Papa Françesku do të takohet nesër me Volodymyr Zelenskyy në samitin e G7 në Itali.
Papa do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë botërorë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau gjatë vizitës së tij në Borgo Egnazia.
Ai do të bëhet gjithashtu Papa i parë në histori që do të flasë në një samit të G7.
Papa Françesku dhe Zelensky janë takuar më parë, por kreu i Kishës Katolike ndezi kritika nga Kievi në fillim të vitit kur tha se Ukraina duhet të ketë “guximin të ngrejë flamurin e bardhë” për të negociuar përfundimin e luftës me Rusinë.
Presidenti ukrainas i hodhi poshtë komentet dhe Vatikani u tërhoq disa ditë më vonë, duke e quajtur pushtimin e Moskës “të padrejtë”./abcnews.al
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...