Nga: David L. Phillips
Drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtës, Instituti për të drejtat humane në Universitetin Kolumbia
Shqiptarët gjithmonë kanë qenë shumë pro-Amerikanë. Kosovarët me nder të madh e vlerësojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të intervenimit të NATO-s më 1999-ën, e cila e futi Kosovën në rrugën e pavarësisë. Ata u janë falënderues Shteteve të Bashkuara për bashkërendimin e njohjes së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të Shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, në kohët e fundit shtimi i Islamizmit në Kosovë krijon telashe të mëdha.
Nga dy milionë banorët e Kosovës përafërsisht 95 për qind janë Shqiptarë. Nga Shqiptarët 97 për qind janë Mysliman dhe 3 për qind janë Katolikë. Kosova gjithmonë ka qenë një shtet laik me një shumicë Myslimane liberale.
Megjithatë, karakteri laik i Kosovës është duke ndryshuar.
Ezani – thirrja myslimane për namaz – kumbon nga altoparlantët në majat e një pylli të vërtetë minaresh në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Gjatë muajit të Ramazanit, kefenetë janë bosh deri në darkën e Iftarit. Pas luftës së vitit 1999 atje kishte 200 xhami; sot ka 800. Çdo muaj është ndërtuar nga një xhami.
Islami posaçërisht mbizotëron në rajonet konservative rurale. Në kasaba siç është Kaçaniku, është e zakonshme të shohësh gra me manto dhe peçe, si edhe burra me mjekra të parruara dhe me pantallona të shkurtër siç i mbajnë fundamentalistët Mysliman.
Shoqëria Myslimane e Kosovës financohet nga Turqia dhe Shtetet e Gjirit me buxhet vjetorë prej 6 milionë eurosh. Imamët u paguajnë stipendi familjeve, sidomos duke i vënë në shënjestër nënat e vetmuara, kështu që fëmijët e tyre bëhen ithtarë të traditës Myslimane – “Ahadith”.
Shumë kosovarë i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Qeveria e Kosovës pranon se 300 burra Kosovarë dhe dhjetëra gra kanë shkuar në Siri. Në fakt, numri i vullnetarëve mund të jetë shumë më i lartë. Një gazetar i nderuar vlerëson se më shumë se 1000 Kosovarë i janë bashkuar ISIS-it.
Zakonisht Kosovarët e lavdëronin nacionalistin siç është Adem Jashari, i cili luftoi kundër okupimit Serb në vitet e 1990-ta. Sot, interneti i ka popullarizuar luftëtarët e shenjtë si Lavdërim Muhaxheri, Shqiptar nga Kosova i cili është njëri nga dhjetë komandantët më të lavdishëm të ISIS-it në Siri. Muhaxheri, para se të radikalizohet në Avganistan, ka pas punuar në Kampin Bondstill baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në postimet e tij në You Tube, përfshin një video ku Muhaxheri ia pret kokën një të burgosuri.
Duke përfituar nga sistemi i dobët i edukimit të Kosovës, bamirësitë fetare nga shtetet Arabe janë shumë të pranishëm në Kosovë, duke ofruar kurse të anglishtes dhe të kompjuterëve – së bashku me mësimin e Kur’anit. Radikalizimi është një problem rajonal. Rrjeti i Shqiptarëve të radikalizuar nuk shtrihet vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe në hapësirat e Shqiptarëve etnikë në Maqedoni dhe në Malin e Zi.
Por, duke marrë si bazë përqindjen totale të popullatës së çdo shteti, Kosova e furnizon më së shumti ISIS-in me rekrutë. Rinia e Kosovës i hip autobusit për në Turqinë pa viza, ku pastaj ata i bashkohen rendit të xhihadistëve të huaj, të cilët shkojnë nga Urfa për në Raka.
Disa prind kanë kërkuar nga policia që t’ua konfiskojë pasaportat e fëmijëve të tyre, për t’i ndaluar ata që të shkojnë në Siri, por ndalesa nuk pati asnjë efekt. Qeveria e Kosovës për shkak të trysnisë së Uashingtonit ka marrë disa hapa parandaluese.
Kah fundi i vitit 2014, policia i ka mbyll 14 OJQ Arabe , për të cilat ka pasur dyshime se kanë lidhje të ngushta me grupet Islamike radikale. Në Mars të vitit 2015 parlamenti e nxori ligjin kundër pjesëmarrësve në konfliktet e huaja. Mbase policia e Kosovës arrestoi 78 persona duke përfshirë dhe 11 imamë për shkak të dyshimit kinse kanë rekrutuar ushtarë për ISIS-in, të paraburgosurit u lëshuan më pas dhe nuk pati asnjë akuzë për ta. Të gjitha këto përpjekje ishin sipërfaqësore dhe joefektive.
Ka disa arsye për radikalizimin e Kosovarëve. Pjesërisht duhet të fajësohet qeveria e Kosovës. Kosova është e njohur për qeverisjen e korruptuar dhe për politikat jo funksionale. Kriminaliteti është i përhapur anekënd. Zyrtarët publik ‘hanë e pinë’ me kriminelët, në vend se të veprojnë si model për shembull të mirë të shoqërisë.
Kosova është njëra ndër shtetet më të varfra të Evropës. Papunësia e gjithmbarshme është afër 40 për qind. Rinia është e goditur nga ekonomia e ngecur. Rinia zhgaravitet nëpër kafene, e papunë dhe pa shpresë për ardhmërinë.
Diskriminimi i Europës ndaj Shqiptarëve e ka domethënien e izolimit. Nuk ka liberalizim të vizave për ata që kanë pasaportën e Kosovës që të udhëtojnë në EU.
Politikat e Shteteve të Bashkuara po ashtu e ushqejnë mbështetjen e ISIS-it. Më 19 Prill të 2013-ës administrata e Obamës e shtyu Kosovën që të nënshkruajë një marrëveshje jo të favorshme me Serbinë. Marrëveshja u bë burim i kundërthënieve të mëdha, bile shkaktoi dhunë në Parlament.
Turqia loz një rol hileqare, duke sponsorizuar me të madhe ndërtimin e xhamive dhe shkollave fetare, të cilat krijojnë tokë pjellore për ekstremizëm. Turqia duke e shtrirë ndikimin e vet fiton financiarisht. Politikanët Kosovarë e kanë shitur për badihava kompaninë Kosovare për energji elektrike një kompanie Turke “LIMAK”. Gjithashtu aeroporti i Prishtinës iu dha me lizing “LIMAK-ut” për një shumë qesharake.
Kosova është një vend i harruar nga Zoti. Feja ia jep identitetin e qartë dhe ndjesinë e përkatësisë Kosovare, të cilët ndjehen të braktisur nga shtetet e Perëndimit dhe pa perspektivë për të ardhmen.
Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 110 shtete. Muajin e kaluar, Serbia me sukses loboi për ta parandaluar Kosovën që të anëtarësohet në UNESKO.
Ndryshimi i kursit është përgjegjësia kryesore e liderëve politikë të Kosovës. Kosova duhet t’i nis reformat dhe të merr masa të ashpra kundër korrupsionit që të arrijë njohje globale dhe ta frymëzojë shpresën për brezin e ri.
Në Ballkan çdo gjë udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni duhet ta pranojë seriozitetin e ekstremizmit dhe ta trajtojë ndryshe bashkësinë ndërkombëtare. Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përmirësohet me qëllim që Kosovarët të përfitojnë më shumë. BE duhet ta përshpejtojë integrimin e Kosovës. Duke e shpërfillur Kosovën do ta nxitë radikalizmin e Kosovarëve. Nëse Shtetet e Bashkuara janë serioze për mposhtjen e ISIS-it, nuk duhet ta lënë Kosovën të bëhet vendnisja e Islamizmit në Europë.
Marrë nga “Foreign Affairs”. (Përktheu: Sh. I.)
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...
73 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dy...