Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor do të falet në ora 05:34.
Sipas njoftimit, manifestimi do të fillojë në ora 04:19 me faljen e namazit të sabahut, ku më pas do të ketë edhe ligjëratë kushtuar kësaj feste në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00, shkruan Arbresh.info
Njoftimi:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e diel, më 16 qershor 2024.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban Bajramit!
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...