Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar ndërkombëtarët për ndërhyje në punët e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për gazetën e Sarajevës Dnevni Avaz, Vuçiq tha se situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet kur njerëzit t’i marrin gjërat në duart e tyre dhe t’i zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen e të huajve.
Presidenti serb tha se do ishte më mirë kur të mos ketë ndërmjetës në bisedime dhe gjërat të zgjidhen vetë mes palëve.
“Për ne, situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet dhe gjithçka do të jetë ndryshe pasi ne t’i marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim problemet tona. Le të flasim për problemet, por le të jemi vetëm. Problemi është se të huajt nuk na lënë kurrë të flasim mes nesh”, tha Vuçiq.
Deklaratat e Vuçiq vijnë pas kritikave që DASH bëri për “Kuvendin gjithëserb”, duke thënë se “deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime”
“Deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”, tha DASH./rtsh.al/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?