Taulant Seferi është gati për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.
27-vjeçari, autor i 19 ndeshjeve dhe 3 golave me Shqipërinë, dha kontributin e tij në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.
Shumë kilometra të përshkruara dhe 2 gola në suksesin ndaj Çekisë. Seferi është pjesë e Vorskla Poltava në Ukrainë, ndërkohë që edicionin e kaluar e kaloi i huazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (Baniyas).
TMW, lojtarin nga Kumanova e cilëson një sulmues krahu modern. “Luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.
Me brazilianin që preferon që në krahët e ofensivës të aktivizojë lojtarë që luajnë me këmbën e kundërt. Njësoj si Asani që niset nga e djathta për të konkretizuar me “sallaken” e tij të mrekullueshme.
“Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.
Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A. Ose Premier League. Cagliari, Lecce dhe Empoli janë klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit shqiptar.
Dhe sfida përballë Di Lorenzos në takimin e së shtunës kundër Italisë, por jo vetëm, do të ndiqet me kuriozitet të madh nga përfaqësuesit e tri klubeve të Serie A.
Por, Seferi mund të përfundojë edhe në ishull, aty ku Ipswich Town, skuadra që siguroi rikthimin në Premier League, është e interesuar dhe gati të veprojë për blerjen e futbollistit të Kombëtares./Ss
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...