Google ADS

Samiti i SEECP – Presidenti Begaj vizitë në Shkup, pritet nga homologia Davkova

09:03 | 13 Qershor 2024
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe, ku do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme