Google ADS

Reçi, plantacionet me gështenja po tërheqin turistë të shumtë

08:59 | 13 Qershor 2024
E.G

Interesi për të vizituar zonat turistike të Malësisë së Madhe po rritet çdo ditë e më shumë. Një prej tyre është fshati i Reçit. Falë natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe prodhimeve bio vitet e fundit është kthyer në një atraksion të veçantë për turistët.

Fshati e ka të bazuar ekonominë kryesisht në prodhimin i gështenjës, në blegtori dhe pak bujqësi. Vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.

Prania e gështenjave ka shtuar edhe kosheret e bletëve. Banorët kanë shtuar prodhimin e mjaltit të gështenjës në këtë zonë të pyllëzuar, mjaftë i kërkuar për vetitë e tij kurative.

Për një ditë të plotë pushimi dhe argëtimi, banorët e Shkodrës, fshatrat fqinje dhe vizitorët takohen në Pyllin e Shkëlqyer të Gështenjës së Reçit./ rtsh.al /

Të ngjashme