Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:00
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. (Kuvendi i Kosovës, N302)
09:30 – 13:15
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë mban konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të. Në adresimin kryesor (ora 13:15) pjesëmarrës do të jenë ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe ambasadori i BE-së, Tomasz Szunyog (“Klan Arena”, Zona Industriale)
09:30
Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizon Konferencën Shkencore “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe qëndresa për çlirim”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë)
09:45
Ndahet Çmimi Mjedisor për Shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të dytë në Kosovë në kuadër të Caritasit Zviceran projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”-YENI. (Klan Arena)
10:00
KOK organizon konferencë për media me rastin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të Javës Olimpike 2024. (Zyrat e KOK-ut)
10:00
Education Empowerment Initiative (EEI) organizon konferencën “Edukimi i Medies Digjitale si indikator i rëndësishem në shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve”. Merr pjesë dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
11:00
Për nderë të Ditës së çlirimit të Ferizajt, Drejtoria Rajonale e Policisë në bashkëpunim OJQ-të Kuvendi i të rinjve të Ferizajt dhe “Flutura Academy”, organizojnë minimaratonën tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Nisja nga palestra e sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj)
11:00
Komuna e Ferizajt organizon akademi përkujtimore dhe zbulon shtatoren e dëshmorit të UÇK-së, Besim Fazliu. (Koshare)
11:00
Universiteti Publik “Kadri Zeka mban Konferencën e 3-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”. (Ambientet e Universitetit)
12:30
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999. Nderohen me çmimin “Helmeta Ilire”. (Objekti i vjetër i Komunës)
16:00
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, mban ceremoninë e përmbylljes së ligave universitare. Marrin pjesë: ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, rektor i UP-së, Qerim Qerimi, president i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi etj. (Fusha Sportive e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit)
17:00
Dita e Rinisë për Vetëvendosje “Rina për ambientin”. (Qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë)
18:30
Hapet ekspozita Rastislav Kostilník, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë. (Galeria Qahili)
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...