Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se 19 vjetori i themelimit të Vetëvendsojes, e gjen atë si subjektin më të madh në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti në këtë përvjetor u shpreh falënderues ndaj popullit për mbështetjen dhe mbi 60 mijë anëtarët e aktivistët e LVV-së, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i Kurtit:
19 vjet VETËVENDOSJE!
Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati.
19 vjetori Lëvizjen VETËVENDOSJE! e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës që po ashtu qeveris edhe me vendin në përputhje me orientimin tonë socialdemokrat.
Në këtë 19 vjetor, sikurse çdo përvjetor tjetër, jam falënderues për popullin që na mbështet aq shumë sikurse i falënderoj 60 mijë e 500 anëtarët e aktivistët e Lëvizjes që nuk rreshtin duke punuar çdo ditë gjithandej vendit tonë.
Urime!
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...