Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marr pjesë në përurimin e shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt.
“Sot, në Ferizaj përuruam shtatoren e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, duke nderuar lidershipin e tij të patrembur dhe mbështetjen e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt. Faleminderit, kryeministër Blair!”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë