Google ADS

Kurti viziton studio-bunkerin e radios “Kosova e Lirë”: Një mirënjohje e veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë

18:42 | 12 Qershor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar studio-bunkerin e radios “Kosova e Lirë” ku u informua nga afër rreth raportimeve që u bënin nga ai vend gjatë kohës së luftës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se tani ky bunker është nën përkujdesjen e shtetit.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme