Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti ka thënë se lista e falënderimeve që kontribuuan për Kosovën është e gjatë, megjithatë ai veçoi katër personalitete, raporton Arbresh.info
“Presidenti Bill Clinton, kryeministri Tony Blair, sekretarja Madeleine Albright dhe gjenerali Wesley Clark për të cilët historia e Kosovës do të ruaj faqet më të ndritura për kontributin dhe rolin e tyre”, u shpreh Kurti.
Madje, kryeministri përshkroi se si i pritën kosovarët ushtarët e NATO-s me 12 qershor 1999
“Një çerek shekulli më parë, operacionet e tokës së djegur dhe plani gjenocidal ‘Patkoi’ i Serbisë sollën humbje, vuajtje dhe shkatërrim të pamasë për Kosovën. Por kur ushtarët e parë të NATO-s hynë në Kosovë, fytyrat e mbuluara nga pikëllimi dhe sytë që kishin parë ditët më të errëta në jetën e tyre filluan të shkëlqenin me lot gëzimi. Populli i Kosovës i priti ushtarët e NATO-s me krahët dhe zemrat e hapura, me buzëqeshje dhe me brohoritje si çlirimtar. Kudo ushtarëve ju dhuruan lule. Liria erdhi fal sakrificës së popullit dhe rezistencës së UÇK-së.
Themelet e shtet tonë janë të forta sepse ato u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve nga qëndresa e popullit dhe me mbështetjen e aleatëve”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...