Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, bëri homazhe në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.
Pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë, të vendosur në oborrin e Kuvendit, të dy kryetarët vendosën lule të freskëta, duke kujtuar gjithashtu se liria jonë erdhi me sakrificë e dhimbje të papërshkrueshme, me shumë jetë të pafajshme të ndërprera në mes, ndër to edhe këta fëmijë që nuk u kursyen nga aparati kriminal i shtetit serb.
Konjufca tha se sot ndajmë triumfin e lirisë, por ndajmë edhe dhimbjen, duke iu përkulur së bashku veprës sublime të të rënëve, me zotimin për drejtësi ndaj tyre, e me përkushtim që me punën tonë të nderojmë saktificën e tyre./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I