Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Katar, ndalesa e fundit në turit të tij në rajon, ndërsa ai kërkon të bindë të gjitha palët të bien dakord për marrëveshjen e fundit të armëpushimit.
Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të martën, duke nënvizuar se Netanyahu “riafirmoi angazhimin e tij” ndaj propozimit aktual.
Turneu i tij diplomatik këtë javë ka përfshirë gjithashtu ndalesa në Egjipt dhe Jordani. Megjithatë, Blinken e bëri të qartë të martën se SHBA beson çdo gjë tani është në duart e Hamasit.
Ky udhëtim shënon vizitën e tetë të Blinken në rajon që nga 7 tetori. Krahas nxitjes së tij për një armëpushim, Blinken njoftoi më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë të re humanitare të martën, të cilën ai e përshkroi si mënyrën më efektive për të trajtuar shkatërrimin humanitar të Gazës./abcnews.al
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...