Google ADS

Humbi në majën e Jezercës, turisti bullgar gjendet i pajetë pas disa orësh kërkimesh

12:27 | 12 Qershor 2024
E.G

Turisti bullgar i cili humbi jetën në majën e malit të Jezercës është gjendur i pajetë. Trupi i tij u bë i mundur të gjendet pas disa orësh kërkimesh.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje që në zonat me rrezikshmëri të lartë, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhuna nga guidat e specializuara.

Kujtojmë që dy turistët bullgar kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin. Turisti tjetër raportohet se ka mbërritur në Malin e Zi.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Pas marrjes së njoftimit, të gjitha strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar menjëherë.

Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër, duke marrë me vete ekipin mjekësor dhe ekipin e kërkim-shpëtimi malor. Kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur. Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka.

Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.

Kujdes! Në zonat me rrezikshmëri të lartë, dhe ne shumë raste të pashkeluar, është e rëndësishme që turistët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. Siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga respektimi i këtyre udhëzimeve dhe informacioneve të rëndësishme për këto aktivitete sportive.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme