Google ADS

Nikolla: Lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve të çmuar të kombit shqiptar

11:18 | 12 Qershor 2024
R J

Kryetarja  e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla, ka uruar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Nikolla ka thënë se lufta për çlirimin e Kosovës u fitua me ndihmën e aleatëve të çmuar të kombit shqiptar.

“25 vjetë në historinë e një shteti nuk janë pak, Çlirimi i Kosovës është vepër e një populli. Kosova dhe Shqipëria, populli shqiptar kemi qenë të rrezikuara ku teritorin na kanë vendosur në pikëpyetje. Ky çlirim erdhi nga bijët e saj nga një populli etur për liri. Kosova demokratike do të ndërtohet me ndimën e aleatëve të saj. Shqipëria mbështetë fuqimisht çdo sukses të Kosovës. Gëzuar Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme