Google ADS

Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-gazetarit të BBC-së

10:39 | 12 Qershor 2024
R J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ish-gazetarin britanik të BBC-së, David Loyn, të cilit i ka dhuruar edhe “Çelësin e Qytetit”, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Duke e falënderuar për kontributin e Loynit gjatë luftës, Rama ka theksuar se ka qenë njëri kyç që ka raportuar brenda Kosovës.

“Sot për Ditën 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, kam nderin me prezantu Çelësin e Kryeqytetit për një njëri të madh, një gazetar, korrespodent prej BBC-së, i cili gjatë kohës së luftës në vitin 1998 ka qenë njëri kyç që ka raportuar brenda Kosovës edhe ka qenë në momente kyçe që kanë treguar të vërtetën se çfarë po ndodh në Kosovë, pra ka treguar se nëpër çka po kalon populli ynë. Xhirimet prej gazetarëve të ndryshëm kanë kaluar nëpërmjet BBC-së nëpërmjet zotëri David Loyn edhe ky vetë faktikisht ka fytyra kyçe që ka raportuar nga brenda dhe si rezultat, Britania e Madhe, Amerika, anëtarët e NATO-s e kanë marrë vendimin që ta çlirojnë vendin tonë dhe që sot ne këtu ta gëzojmë lirinë pas 25 viteve”, ka theksuar Rama.

Ndërsa ish-gazetari Loyn, ka theksuar se ndihet krenar për kontributin e tij gjatë luftës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme