Google ADS

Sveçla dhe Balla sot vizitojnë pikën kufitare në Vërmicë

10:29 | 12 Qershor 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla sot  do të vizitojnë Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit, ata do të vizitojnë këtë pikë kufitare në ora 14:30, shkruan Arbresh.info.

“Autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avansimit të realizimit të kësaj marrëveshje.”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sot fillon lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Të ngjashme