Google ADS

Sekuestrohen parfume në vlerë rreth 95 mijë euro në Obiliq

10:22 | 12 Qershor 2024
R J

Policia e Kosovës ka vazhduar luftën kundër dukurive negative dhe kontrabandës.

Të martën është realizuar një kontroll në gjashtë lokacione në Obiliq.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq / 30.11.2023 – 10:00. Në vazhdën e luftës kundër dukurive negative dhe kontrabandës me datë 11.06.2024 Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhërin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10480 copë parfume në vlerë prej 94320 euro dhe dëshmi tjera materiale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme