Osmani pret me ceremoni shtetërore presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

09:31 | 12 Qershor 2024
E.G

Me ceremoni të lartë shtetërore, presidentja e vendit ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj po qëndron në Kosovë për nder të 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Ndryshe, në orën 10:00, presidentja Osmani merr pjesë Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit.

Me fillim nga ora 12:00, Osmani merr pjesë në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bulevardin “Nëna Terezë” në kryeqytet.

Ndërkaq në orën 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e çlirimit në “Grand Events“/Arbresh.info/

Të ngjashme