Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
08:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
09:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes)
09:30
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Komuna e Lipjanit mban Akademi Përkujtimore kushtuar Ditës së Çlirimit të Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)
11:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe “Agrokosova Holding” organizojnë Ditën e Qershisë. (Zona Industriale në Shirokë, Suharekë)
11:00
Mbahet sesioni shkencor nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” në Prishtinë dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” dega në Malishevë, me temën “Qëndresa e Llapushës dhe trojeve të tjera shqiptare gjatë viteve 1912-1952. (Salla e Kuvendit të Komunës, Malishevë)
11:00
OJQ “Aktiv” mban konferencë për media, me ç’rast prezantohet “Manuali lidhur me aplikimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Për nderë të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren)
12:00
Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Merr pjesë dhe presidentja Osmani. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”)
12:00
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
15:00
Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë)
17:00
Mbahet Pritja shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri në 25 vjetorin e çlirimit. (Vendi: “Grand Events“, magj. Prishtinë-Mitrovicë)
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...