25-vjetori i çlirimit të Kosovës është kujtuar nga Qendra Presidenciale Clinton e cila në platformën X ka publikuar një video të presidentit amerikan, Bill Clinton.
Në postim thuhet se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore që dëbuan me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.
“Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008”, shkroi QPCilton e cila paraqet punën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton
Më 1999, në kohën kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, president i ShBA-së ishte Bill Clinton.
Twenty-five years ago, the United States led @NATO Allies in an air campaign that successfully expelled Serbian forces, ending a decade of repression and a brutal campaign of ethnic cleansing, bringing the war in Kosovo to an end. The military action helped restore… pic.twitter.com/3jiEOlvP7s
— Clinton Presidential Center (@ClintonCenter) June 11, 2024
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit