25-vjetori i çlirimit, Osmani nesër merr pjesë në një sërë aktivitetesh

21:47 | 11 Qershor 2024
E.H

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Siç njofton Presidenca, në orën 09:15 Osmani pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në orën 10:00, presidentja Osmani merr pjesë Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit.

Me fillim nga ora 12:00, Osmani merr pjesë në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bulevardin “Nëna Terezë” në kryeqytet.

Në orën 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e çlirimit në “Grand Events“./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme