Google ADS

Golat e Di Marias marrin bujë të madhe në Argjentinë, njësoj sikur shënimi i mbrëmshëm

20:13 | 11 Qershor 2024
D.H

Angel Di María, shënoi golin e vetëm në fitoren e Argjentinës kundër Ekuadorit në orët e para të së hënës, në SHBA, në përgatitje për Copa América.

Ai golin e shpërndau në rrjetet sociale teksa një postim që po bën bujë në vendin e tij.

Sulmuesi ndau një foto të tij duke festuar golin (në një ndeshje në të cilën ai ishte titullar dhe kapiten në mungesë të Messit në fushë, teksa ishte në pankinë) – dhe me një dedikim për Rosario Central.

Di María, 36 vjeç, kishte planifikuar të kthehej në Argjentinë për të luajtur dhe ndoshta për të përfunduar karrierën e tij te Rosario Central, klub ku u formua si futbollist, por muajt e fundit ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime që e kanë vënë planin në rrezik.

Pas kësaj pasigurie, u rrit mundësia që Di María të rinovojë me Benfikën edhe për një sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme