Google ADS

ZYRTARE: Barella rinovon kontratën me Interin

19:47 | 11 Qershor 2024
D.H

Inter dhe Nicolo Barella kanë gjetur gjuhën e përbashkët që të vazdhdojnë marrëveshjen edhe për disa vite tjera.

Barella do të mbetet lojtar i Interit edhe për së paku pesë vite tjera, shkruan Arbresh.info.

Ai ka nënshkruar kontratë me zikaltrit deri në vitin 2029.

Kështu ka bërë të ditur skuadra e Interit në rrjetin social X-(ish Tëitter).

27-vjeçari iu bashkua Interit për herë të parë në vitin 2019 nga klubi i tij i vendlindjes Cagliari , në huazim për 12 milionë euro me detyrimin për të blerë për 32.5 milionë euro të tjera vit më vonë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme