Hamas ka pranuar propozimin e Uashingtonit që u miratua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Gaza dhe është deklaruar i gatshëm t’i negociojë mbi detajet.
Zyrtari i lartë i grupit militant, Sami Abu Zuhri, në një deklaratë për Reuters, deklaroi se tashmë mbetët në duar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të sigurohet që Izraeli t’i përmbahet asaj marrëveshje.
“Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli” citohet të ketë thënë ai për reuters.
Abu Zuhri ka theksuar se administrata e SHBA-së po përballet me një sprovë të vërtetë për t’i përmbushur angazhimet e saj dhe për t’i dhënë fund luftës menjëherë në zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një reagim sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se pranimi i rezolutës nga Hamasi është “shenjë shpresëdhënëse”.
Bisedimet mbi planet për Gazën pas përfundimit të luftës Izrael-Hamas do të vazhdojnë të në dy ditët e ardhshme, tha sekretari Blinken në Jerusalem, pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë. “Është e domosdoshme që ne t’i kemi këto plane”.
Sekretari Blinken u takua me zyrtarë izraelitë të martën në një përpjekje të përbashkët për t’i dhënë fund luftës tetë mujore, një ditë pasi propozimi i presidentit Joe Biden për një armëpushim, u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./abcnews.al
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë