Google ADS

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, rrëzohet Lulzim Basha

13:56 | 11 Qershor 2024
K.B

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin! Vula e Partisë Demokratike të Shqipërisë i takon liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

Ky vendim i rëndësishëm vjen pas afro 3 vitesh përplasje në kampin opozitar.

Tanimë, kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend është ish-kryeministri. Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në 2021-in.

Mbështetësit e Berishës kanë nisur festën në selinë blu. I pranishëm gjatë seancës, bashkë me kolegë të tjerë demokratë, Flamur Noka pati një prononcim të shkurtër për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës. Noka tha se vendimi i gëzon demokratët, ndërsa për “regjimin është një ditë e keqe”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme