Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i dërgoi notë proteste Malit të Zi, për shkak të, siç tha, “deklaratave kontroverse të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, se ‘Kuvendi gjithëserb’ është një tubim i dy shteteve”.
“Edhe pse jemi mësuar prej tij, edhe pse ai vazhdimisht sillet kështu, ne do të reagojmë gjithmonë ndaj përpjekjeve për të sulmuar rregullimin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Konakoviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.
Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe që dëshmojnë ndërhyrje të rënda në organizimin e brendshëm të Bosnjës.
Më herët, edhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë tha se konkluzionet e miratuara në “Kuvendin gjithëserb” paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit – me të cilën u krijuan dy entitete të Bosnjës: Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – dhe institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.
Deklarata përmend edhe Kosovën si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...