Ia bllokoi këngën në YouTube, flet ish-menaxheri i Taynës: E mora nga rruga e bëra yll, iku ‘tinëz’ e bëri gjëra pas shpinës

12:53 | 11 Qershor 2024
E.G

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka qenë prej disa vitesh në menaxhim të Rinor Hykollit.

Ajo duket se është larguar nga label-i ‘Friends Entertainment’ pak muaj më parë dhe se jo gjithçka ka shkuar mirë.

Këngëtarja së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, i cili i është fshirë për disa orë.

E njëjta bëri një reagim në rrjete sociale dhe la të kuptohej se kënga iu fshi nga ish-menaxheri i saj.

Telegrafi ka kontaktuar me Hykollin për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarje.

Në një prononcim të shkurtër, ai thotë se për disa muaj e ka shndërruar Taynën në yll dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo.

Rinori e pranon se këngën ia ka fshirë dhe se ishte në kontratë edhe pesë vjet të tjera.

Deklarata e plotë e Hykollit (pa ndërhyrje):

“Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.

Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthy me të keq me ik tinza e me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.

Mos përmbushja e marrëveshjes me mua. Edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe kem kontratë, më ka shty me ja fshi këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim falje. Do ishte e lirë si zogu.

Pa asnjë dëmshpërblim shkaku i korrektësisë e gjithë estrada e si sa korrekt jam”.

Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube

Të ngjashme