“The Western Balkans Summit 2024” ka filluar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Ky Samit u organizua nga “The Economist”, ku tema kryesore është “Çlirimi i potencialit të rajonit”, raporton Arbresh.info.
Në hapje të këtij Samiti, do të flas kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, Artane Rizvanolli ministre e ekonomisë, Faton Peci ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe personalitete të shquara nga politika, biznesi, akademia dhe institucionet ndërkombëtare.
Ngjarja po zhvillohet në një kohë kur konfliktet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe po rritet shqetësimi se po shkojmë drejt një bote të fragmentuar.
Në të njëjtën kohë, momenti për bashkëpunimin midis shteteve dhe biznesit për çështje të tilla si tranzicioni i gjelbër, ndërtimi i qëndrueshmërisë ekonomike, tërheqja e investimeve, rritja e kohezionit dhe solidaritetit mbetet i fortë.
Në këtë kontekst, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojë ndjeshëm në unitetin, sigurinë dhe gjithë përfshirjen e Evropës, duke pasur parasysh, ndër të tjera, pozicionin strategjik të rajonit.
“Vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre të jashtëzakonshëm të rritjes, duke përfshirë talentin e bollshëm vendas”- thuhet ne njoftim.
Tema për të cilën ka folur kryeministri i vendit ishte “A mund Ballkani Perëndimor të ofrojë një perspektivë optimiste për sigurinë dhe koezionin e Evropës”, ndërsa gjatë këtij diskutimi është folur edhe për nën pikat si “Forcimi i demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”,
“Vizioni i Kosovës për Stabilitet dhe Prosperitet Rajonal” si dhe “Vështrime mbi rolin e NATO-s dhe sfidat e ardhshme”./Arbresh.info/
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...