Ambasada e Francës ka njoftuar se vizita e përfaqësuesit të Lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001, Bernand Kouchner do të realizohet në një datë të mëvonshme.
Sipas njoftimit, është anuluar për shkak të problemeve logjistike, teksa kanë falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të cilët pranuan që të takohen me Kouchner, shkruan Arbresh.info.
Ambasada franceze ka njoftuar se vizita e Kouchner do të realizohet në një datë të mëvonshme.
“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez të Punëvë të Jashtme dhe Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së, Bernand Kouchner në Kosovë, fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak të problemve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchner. Ju njoftojmë se vizita e tij do të realizohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...