Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka paralajmëruar Italianë para sfidës me kuqezinjtë në EURO 2024.
Strategu italian, i cili e kishte kualifikuar për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një Evropiani, tregoi pikat e forta dhe të dobëta të kuqezinjve si dhe ftoi Italinë të mos e nënvlerësonte.
“Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh”, nënvizoi De Biasi.
Ai mendon së mesfusha kuqezi është pika më e fortë e skuadrës shqiptare.
“Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër”, ka pohuar De Biasi.
Mes të tjerash De Biasi tregoi se Italia mund të shfrytëzonte mënyrën e lojës së Shqipërisë.
“Me aq sa e kemi parë Sylvinho nuk është një trajner, i cili qëndron pasiv. Skuadrat e tij luajnë hapur, por nuk duhet të harrojmë se ka qenë asistent i një strategu siç është Roberto Mancini”, përfundoi De Biasi./rtsh.al/
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar