Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës sot hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”.
Ekspozita mbahet në Muzeun Kombëtar në Prishtinë në ora 12:00.
Ceremonia e hapjes do të bëhet nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Lord George Robertson – ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë periudhës së fotodokumentarit, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Ekspozita përqendrohet në një fotodokumentar të veçantë të prodhuar në Kosovë në vitet 2000-2001 nga foto-gazetari skocez, Nick Sidle, kur ai ishte bashkepunetor me regjimentet e Mbretërisë së Bashkuar dhe forcat e kombeve të tjera që ishin pjesë e ndërhyrjes së KFOR-it. Ekspozita u shfaq për herë të parë në Kullën e Londrës në janar të këtij viti dhe tani prezantohet në Kosovë për të përkujtuar 25-vjetorin e vendosjes së KFOR-it.”, thuhet në njoftim.
Nick Sidle do të marrë pjesë online për të ndarë përvojat e tij nga kjo periudhë historike që ka ndikuar në jetët e njerëzve të Kosovës dhe në shumë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera që ishin pjesë e KFOR-it.
Gjithashtu, më 11 qershor do të jenë të pranishëm online edhe:
– Dr. Gari Donn, Drejtori i UNA Skoci
– Dr. Maureen Sier, Drejtori i Interfaith Scotland
Sita Kumari, Drejtore e Heartstone, që organizoi ekspoziten, do të jetë personalisht e pranishëm në ngjarje dhe do të flasë për prapaskenat e kësaj historie, si është mbledhur dhe rolin e saj atëherë dhe sot.
“Ekspozita është restauruar dhe ripunuar nga origjinalet e filmit te fotove, një proces që filloi në shtator 2023 dhe u shënua nga një projekt në Parlamentin Skocez e hapur nga Ministri Angus Robertson në rolin e tij si Sekretari i Kabinetit për Kushtetutë, Çështjet e Jashtme dhe Kulturë.”, thuhet tutje.
Pas prezantimit në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ekspozita do të vazhdojë të shfaqet në ‘National Memorial Arboretum’s Commemoration of Kosovo’ në Mbretërinë e Bashkuar më 23 qershor dhe më pas do të turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar me një prezantim të planifikuar në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në nëntor.
“Kjo ekspozitë paraqet një periudhë historike të rëndësishme dhe ofron një pasqyrë unike në jetën dhe punën e paqeruajtësve, si dhe ndikimin e tyre në Kosovë dhe përtej. Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përballjen me intolerancën për të siguruar paqen dhe stabilitetin.”, njofton MKRS.
Nick Sidle është një fotograf dokumentar i njohur për esenë e tij vizuale mbi Ballkanin, Afganistanin, Londrën dhe projekte të tjera ndërkombëtare.
Ekspozita ‘KFOR dhe Kosova +25’ është një përmbledhje e një periudhe të rëndësishme historike, e cila ofron një pasqyrë në jetën dhe punën e paqeruajtësve dhe ndikimin e tyre në Kosovë./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...