Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se më 13 qershor, Kosova do të bëhet pjesë e koalicionit për deminimin e Ukrainës.
Tutje ministri tha se ky koalicion do të nënshkruhet bashkë me Lituaninë.
“Kosova në vazhdimësi është duke e ndihmuar Ukrainën. Unë si ministër i Mbrojtjes, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës marrim pjesë në takimet e grupit të kontaktit për Ukrainën, Këto takime mbahen zakonisht në Bruksel. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve jemi të vetëdijshëm që jemi pjesë e përgjegjësisë që kërkohet nga secili anëtarë i grupit të kontaktit për mbështetjen e Ukrainës”, tha ministri në Edicionin Special.
“Ne kemi realizuar disa trajnime në fushën e deminimit, këtu në Kosovë për trupat ukrainase. Në vazhdimësi jemi duke e mbajtur një ekip, një kontingjent trajnues në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e operacionit “Itnerflex””.
“Instruktorët tanë janë duke dhënë më të mirën, dhe duke prezantuar në mënyrën më të mirë, jo vetëm ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe Republikën e Kosovës në tërësi”.
Maqedonci ka përmendur edhe pakot mbështetëse që Kosova i ka bërë Ukrainës.
“Një ditë pas çlirimit të Kosovës, më 13 qershor, unë do të jem pjesë e grupit të kontaktit për Ukrainën, dhe para këtij takimi do të nënshkruajmë së bashku me Lituaninë një letër të qëllimit, më të cilën Kosova bëhet pjesë e koalicionit të deminimit ku janë edhe disa vende të tjera të NATO-s për kontributin ndaj Ukrainës”, u shpreh Maqedonci.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?