Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
10:00
Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”. Marrin pjesë dhe Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Vlora Spanca, auditore e Përgjithshme etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Lëvizja FOL organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Informimi dhe perceptimi i qytetarëve lidhur me paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Mbahet debati publik me temën “Efiçenca dhe transparenca e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kosovë?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
12:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë