Google ADS

Shpëtimtari Robertson arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla në aeroportin e Prishtinës

22:58 | 10 Qershor 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në orët e mbrëmjes në Aeroportin e Prishtinës Lordin George Robertson.

Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla theksoi se Robertsoni është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson.

Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme