Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Ai ka thënë se kjo është një një nga ngjarjet më të rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë ngjarje historike të organizimit të veprimtarëve tanë, si vijimësi e rilindjes sonë kombëtare, u vendosën themelet e bashkimit tonë. Pra, në historinë tonë ky organizim përfaqësues i shqiptarëve nga të gjjtha trevat, u kthye në gurthemel të përpjekjeve tona për çlirim e bashkim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Edhe këtë vit, në 146 vjetorin e organizimit të Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë veprimtarët tanë, guximi, organizimi, qëndrimet dhe kthjelltësia e mendimeve të së cilëve vazhdojnë të na udhëzojnë çdo ditë dhe për të ardhmen tonë”, tha Sveçla./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...