Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe Administratën për Zbatimin e Drogës (DEA), përfunduan me sukses ‘kursin e avancuar një-javor për operacione të fshehta’ të mbajtur në Prishtinë.
Të 22 pjesëmarrësve, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, iu dorëzuan certifikatat, përcjell Klankosova.tv.
Kursi i zhvilluar nga instruktorë të DEA-s, u vlerësua për përmbajtjen e tij të specializuar, të avancuar dhe informative, i cili u dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për zhvillim profesional.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë kolonel, Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, drejtori i Departamentit për ankesa pranë Inspektoratit Policor, Bajram Fetahu, këshilltarja vendore nga ICITAP për Policinë e Kosovës, Leonora Berkani si dhe personeli i ICITAP-it dhe instruktorët nga DEA.
“Policia e Kosovës falënderoi ekipin e ICITAP-it për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre dhe stafin e DEA-s për njohuritë dhe aftësitë e tyre që kontribuuan në suksesin e trajnimit. Shkëmbimi i ekspertizës dhe njohurive nga instruktorët avancoi aftësitë dhe shkathtësitë e pjesëmarrësve, duke kontribuar në zhvillimin e tyre profesional”.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel