Google ADS

Llapi ‘blindon’ dy yjet e skuadrës së paku edhe për dy sezone

19:53 | 10 Qershor 2024
D.H

Llapi ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë tjerë për vazhdimin e kontratave edhe për dy sezone tjera.

Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Ilir Blakçorin, shkruan Arbresh.info.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë skuadra llapjane përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Dyshja Namani-Blakçori kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke ndihmuar klubin t’i arrij objektivat andaj klubi ka vendosur t’i ketë në ekip edhe për dy sezonet e ardhshme.

Namani është paraqitur në 34 ndeshje të sezonit, 32 në kampionat dhe 2 tjera në Kupë, ku ka arritur t’i realizoj 6 gola dhe ka kontribuuar edhe me 5 asistime në 2731′ minuta të luajtura.

Në anën tjetër Blakçori ka luajtur në 32 ndeshje, 30 në kampionat dhe 2 në Kupë duke kontribuuar me 3 gola dhe 3 asistime në 2656′ minuta.

Llapi këtë merkato e ka nisur furishëm duke tranfseruar Blend Baftiun dhe Valmir Berishën, gjithashtu ka sjell edhe Burim Shalën në shtabin teknik.

Teksa si synim kryesor e ka titullin kampion për sezonin e ardhshëm dhe një përfaqësim dinjitoz në garat evropiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme