Ushtarët e KFOR-it mbajnë trajnim për dhënien e ndihmës së parë me anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës

19:36 | 10 Qershor 2024
E.H

Misioni i NATO-s, KFOR ka njoftuar se kanë mbajtur një trajnim mes ushtarëve të tij dhe anëtarëve të Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës në kampin Bondsteel.

“Ushtarët nga Komanda Rajonale në Lindje të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë kryer një trajnim të ndihmës së parë me Shoqatën e Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës, në kampin Bondsteel”, thuhet në njoftim.

“Trajnimi testoi aftësitë mjekësore dhe të reagimit ndaj traumës në skenarë të ndryshëm”, njofton KFOR./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme