Real Madridi ka bërë të ditur se tre tifozë janë dënuar me nga tetë muaj burg secili dhe dy vite përjashtim nga stadiumet për shkak të abuzimit racor ndaj Vinicius Junior,
Një gjykatë spanjolle mori vendim që tre mbështetësit e Valencias kanë bërë fyerje në baza racore ndaj yllit brazilian në ndeshjen e zhvilluar më 21 maj të vitit të kaluar.
“Real Madrid CF njofton se Gjykata Hetimore Nr. 10 e Valencias ka dhënë sot, të hënën, 10 qershor 2024, një dënim në përputhje me tre të rinjtë e akuzuar se kanë fyer, me britma dhe gjeste raciste, lojtarin tonë Vinicius Junior në ndeshjen e ligës që u zhvillua më 21 maj 2023 në stadiumin Mestalla midis Valencia CF dhe Real Madrid CF”, thuhet fillimisht në njoftimin e Los Blancos.
“Të tre të pandehurit janë shpallur fajtorë për një krim kundër integritetit moral të Vinicius Junior, i rënduar nga veprimet me motive raciste, dhe secili prej tyre është dënuar me tetë muaj burg dhe i është ndaluar hyrja në stadiumet e futbollit për një periudhë prej dy vjet”.
“Tre të akuzuarit kanë pranuar përgjegjësinë e tyre penale dhe kanë bërë publike një letër ku kërkojnë falje drejtuar lojtarit tonë Vinicius Junior, Real Madrid CF dhe pjesës tjetër të personave që janë ndjerë të denigruar dhe të ofenduar nga sjellja e tyre. Përveçse shprehin keqardhjen e tyre, tre të akuzuarit u kërkojnë fansave në letrën e tyre që të largojnë të gjitha gjurmët e racizmit dhe intolerancës në gara”.
“Ky është dënimi i parë për akte të kësaj natyre të dhënë nga gjykatat dhe tribunalet penale”, thuhet më tej në reagimin e Real Madridit.
Nw atw ndeshje Valencia mposhti Real Madridin me rezultat minimal 1-0./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...