Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Egjipt, në një kohë kur Uashingtoni kërkon të rrisë presionin ndaj Hamasit dhe Izraelit për të arritur një armëpushim në Gaza.
Në vizitën e tij të 8 në rajon që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar episodin më të përgjakshëm në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash, diplomati i lartë amerikan do të vizitojë këtë javë dhe Jordaninë e Katarin.
Blinken do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro përpara se të udhëtojë për në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Vizita vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj përshkroi një propozim trefazor armëpushimi nga Izraeli që parashikon një fund të përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë dhe rindërtimin e Gazës./A2CNN
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...