Instituti Demokratik i Kosovës përmes një tryeze diskutimi me temën “Progresi i reformës në drejtësi”, ka publikuar raportin analitik “Reforma në Drejtësi: Arritjet, sfidat dhe rruga përpara”.
Në tryezë është thënë se Qeveria Kurti për këto tri vjet qeverisje, ka iniciuar rreth 40 iniciativa ligjore në kuadër të reformave në drejtësi, por që rezultatet kanë qenë të pakta.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se procesi i reformave në drejtësi gjatë qeverisjes së Albin Kurtit është përcjellë me shumë kontestime e kritika.
“Ky proces nuk është përcjellë qetësisht, ka pasur shumë kontestime, ka papasur shumë kritika edhe në Gjykatën Kushtetuese të cilat kanë atakuar qoftë kushtetshmërinë apo kanë pasur edhe tendenca të tjera. Sidomos opozita ka qenë shumë e zëshme duke përfshirë edhe shoqërinë civile”, ka thënë ai.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, ka thënë se për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovës, fillimisht duhet njohur sfidat.
“Siç e dini drejtësia është një përpjekje njerëzore dhe është ideale që formëson institucionet, ligjet dhe ndërgjegjësimin kundër-korrupsionit. Mbetet sfiduese, ndërsa po e trajtojmë reformën në drejtësi duhet t’i njohim sfidat, faktorët për të shpjer në një drejtësi më të barabartë”, ka theksuar ajo.
Lobbezoo, ka theksuar se përkahë fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovës, dhe në reformën e përgjithshme të drejtësisë./rtk/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person